Na ndiqni

Mediale Vip

Ylli Demaj: “Vera ka mbaruar po për ne këngëtarët sezoni nuk mbaron kurrë”

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 12:02
Ylli Demaj

Ai është një prej artistëve më të kërkuar dhe kudo i angazhuar. Vera për të ishte plot punë kryesisht dasma, i ftuar dhe i rezervuar kohë më parë, pasi zëri dhe reperrtori i tij pëlqehet shumë. Ky është këngëtari Ylli Demaj që në skenën muzikore shqiptare numëron më shumë se 20 vite dhe me plot çmime dhe pjesëmarrje edhe në festivale të ndryshme duke u ndrruar. Artisti ka në treg deri tani 10 albume të pritura mjaft mirë, dhe 13 video mjaft të shikuara, këngë të cilat këndohen dhe mbahen mend nga të gjithë. Që nga Peja e bukur e tij e deri në Amerikën e largët ai dëshirohet nga të gjithë shqiptarët dhe pritet mjaft mirë. Në një intervistë për gazetën tonë Ylli tregon se si ishte kjo verë, ku këndoi më shumë, por edhe se a ka pasur kohë të pushojë me familjen e tij, apo nga sezoni në sezon ai vetëm udhëton, e ku do të jetë mbrëmja apo koncerti i rradhës?

Për më shumë lexoni rrëfimin e tij!.

“Bota sot”: Si ishte vera dhe e dimë se me plot angazhime?

- Po me angazhime të shumta kryesisht me dasma, ia dolëm me shumë punë por edhe me dashuri që e bëjmë, mund të them se ishe verë e ngarkuar.

“Bota sot”: Këngëtari më i kërkuar i muzikës live dhe i ahengjeve familjare?

- Duhet të them patjetër faleminderit të gjithë atyre që më vlerësojnë, po ashtu edhe më nderojnë me ftesat e tyra për ahengjet familjare.

“Bota sot”: Ku këndoi Ylli më tepër në cilën zonë këtë verë?

-Në të gjithë Kosovën, ku kisha ftesa se mbaj mend se ku s’kam qenë, por ishin ahengje mjaft të mira e të ngrohta familjare.

“Bota sot”: Ndonjë dasëm apo ambient interesant që do ta mbani mend këtë verë?

-Nuk mundem ti specifikoj, të gjitha për mua janë të njejta.

“Bota sot”: Ju sollët ndonjë klip apo album gjatë verës si disa kolegë apo nuk kishit kohë?

-Po erdha me albumin e quajtur “Hajde nuse ti te na”, dhe më kanë thënë që u prit mirë, dhe ishte i përshtatem edhe për sezonin.

Bota sot”: Ylli ka një orkestër të tij dhe këndon vetëm apo ndodh të jetë edhe me ndonjë koleg/e tjetër në dasma?

-Po unë kam orkestrën time, por ndodh nganjëherë edhe të bashkëpunojme me kolegë të njohur e të respektuar nga unë.

“Bota sot”: Ka mbaruar vera, por jo sezoni për artistë si Ylli, ku do të jeni në koncetin apo dasmën e rradhës?

-Vera ka mbaruar por sezoni për ne artistët nuk mbaron kurrë, do të vazhdojmë me Diasporën edhe me dasma gjatë vitit, po ashtu edhe në evente të tjera.

“Bota sot”: Po pushime apo kohë me familjen a keni menduar pas sezonit të ngjeshur?

-Do mundohem të gjej sado pak kohë për pushime me familjen, dhe shpresoj sepse ata e meritojnë por edhe unë kam nevojë.

“Bota sot”: Dimë se në Amerikë e Australi ju presin mirë, do të thotë se atje është atmosfera më e mirë apo ska si mbrëmjet atje?

- Po kam qenë në Australi dhe kam kaluar jashtëzakonisht mirë, ndërsa në Amerikë jam shumë shpesh dhe kaloj shumë shumë mirë, pasi atdhetarët atje na presin në mënyrën më të mirë dhe e shoh që në duan shumë.

“Bota sot”: Do të kemi ndonjë projekt muzikor në vjeshtë apo para vitit të ri?

-Para vitit te ri do vi me një bashkëpunim, për momentin suprizë, dhe do të vazhdoj të punoj për albumin personal.

Image
Image
Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test