Na ndiqni

Lajme

Kocijançiq ia kujton Serbisë: Fillimisht kriteret, pastaj anëtarësimi në BE

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:12
Maja Kocijançiq

Para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Serbia duhet t'i plotësojë kriteret e përcaktuara qartë dhe të vazhdojë të punojë për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Kocijançiq i bëri komentet në përgjigje të deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha të enjten, në një intervistë për agjencinë Reuters, se në rast të arritjes së marrëveshjes me Prishtinën, "Serbia do të duhej të merrte garanci të qarta se do të bëhet anëtare e BE-së më 2025".

Bashkimi Evropian, shtoi Kocijançiq, ka dy elemente kryesore kur bëhet fjalë për zgjerimin.

"Komisioni Evropian ka përcaktuar datën indikative me Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, por ka deklaruar qartë se kriteret duhet të përmbushen. Është çelësi që Serbia e ka në duart e veta. Pra, Serbia është ajo që duhet të bëjë atë që është e nevojshme për përparim në procesin e zgjerimit".

"Gjithashtu, është e qartë se duhet të vazhdojë puna për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës për një normalizim të plotë të marrëdhënieve. Kjo është në zhvillim e sipër dhe ne kemi qenë të qartë se cilat janë pritjet tona", tha Kocijançiq.

Bashkimi Evropian po i ndërmjetëson bisedimet midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Rel
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test