Na ndiqni

Kronikë

Arrestohen dy persona për tetë vjedhje

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë dy persona të dyshuar për tetë raste të vjedhjeve të rënda.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se hetuesit policorë në kuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në tetë raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhjeve të rënda’.

Ai tha se këto janë raste të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu në Mitrovicë.

“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 7 shtator 2018, në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy  të dyshuarit: M. S., 20 vjeç,  dhe K. H. 17 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës”, tha Zahiti.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve, dhe kanë pranuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të vjedhjeve.

“Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarit M. S., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar për në procedim të rregullt”, tha zëdhënësi Zahiti.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test