Na ndiqni

Futboll

Pirlo: Nuk befasohem nëse ky yll i madh kthehet në Juventus

Nga: Mediat Shqiptare Më: 14 shtator 2018 Në ora: 08:34
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo ka komentuar spekulimet rreth rikthimit të Paul Pogbas në Juventus.

Andrea Pirlo ka thënë se nuk do të befasohej nëse Paul Pogba kthehet në Juventus.

Pirlo dhe Pogba luajtën së bashku te “Bianconerët”.

Por, së fundmi spekulohet se Pogba mund të largohet nga Manchester United duke u rikthyer te skuadra kampionë në fuqi nga Serie A.

“Befasi? Jo, aspak”, u shpreh Pirlo për “Tuttosport”.

“Nuk do të befasohem nëse shoh sërish Pogban në Juventus”, theksoi ai. 

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test