Na ndiqni

Futboll

“Destinacioni i Pogba është Barcelona”

Nga: Mediat shqiptare Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:43
Paul Pogba

Pogba e nisi këtë sezon me Manchester United mes shumë polemikash me Mourinho dhe jo vetëm, duke u folur shumë edhe për një largim të mundshëm të tij.

Por pavarësisht këtyre zërave, kampioni i botës vazhdoi të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”, madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit tek ata.

Megjithatë, së fundmi, në Angli shkruajnë se destinancioni i ardhshëm i Pogba do të jetë pikërisht Barcelona. Këtë e bën fakt të kryer “Manchester Evenings”, e cila i referohet një fjalie të agjentit Mino Raiola, i cili dy vite më parë e kishte parashikuar këtë lëvizje në merkaton e verës.

Megjithatë, nëse do të ndodhë një gjë e tillë na duhet të presim ende.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test